MENU
klinika

Deklarata

Greqia dhe Bularati, Rama: Dy palë qirie Kadrinj që s’i duhen as dreqit

09.11.2018 - 12:04

Duke komentuar këto reagime nga politika greke dhe shqiptare për thirrjet nacionaliste dhe anti shqiptare në Bularat, kryeministri Edi Rama tha se është sulmuar nga të dyja palët ‘qirie Kadrinj’, duke përdorur fjalën greke për ‘zotërinj’, por që sipas tij nuk i duhen as dreqit.

“Sipas kokave të përndezura të politikës greke e kazanëve të atjeshëm, dje i paskam hedhur benzinë zjarrit, ndërsa sipas Kadrinjve tanë politikë e mediatikë paskam pranuar në heshtje përdhosjen e vendit! S’ka më mirë se sa i sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj që s’i duhen dreqit?”, shkruan Rama.

edi rama-konica.al
edi rama-konica.al

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras tha se ato që ndodhën dje në Bularat nga ekstremistë grekë ishin të justifikueshme

“Sot është një ditë zie për homogjenët dhe për familjen, nuk do doja të bëja një koment të veçantë, sepse kuptoj ditët e zisë, kuptoj nënën e shkretë, prandaj dhe këto orë janë tepër të kuptueshme dhe zemërimi, hidhërimi, nervozizmi, nuk e kundërshtoj këtë. E vetmja gjë për të cilën ju siguroj është se Greqia veproi siç duhet, siç parashikohet në raste të tilla”, u shpreh dje Tsipras.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore