“Elbasani në vitet 1916-1918” është titulluar ekspozita me fotografi të marra nga arkivat e Vjenës dhe të sjella në Elbasan për t’u njohur më shumë rreth historisë dhe kulturës së këtij qyteti. Ekspozita u bë e mundur nga Arkivi Digjital Elbasan dhe Bashkia e Elbasanit.
Kryetari i Bashkisë tha se përherë e më shumë Elbasani surprizon me lashtësinë dhe kulturën e tij.
Ndërsa për kryetarin e Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla e rëndësishme është që Elbasani të promovohet kështu siç është në të vërtetë, me të gjitha vlerat e tij.
62 fotografi që sjellin Elbasanin e viteve 1916-1918 ku shohim një zhvillim dhe qytetërim të hershëm të një qyteti që ndoshta ka ende për t’u zbuluar.