MENU
klinika

Pas dy martesave

Heidi, e “çmendur” pas të dashurit 16 vjet më të ri!

27.11.2018 - 21:49

Tom më bën të lumtur, është ndryshe nga ato marrëdhëniet e mëparshme. Kjo është serioze”.

Kështu e ka përshkruar modelja gjermane, Heidi Klum lidhjen e saj të re me Tom Kaulitzin, i cili është 16 vjet më i ri se bukuroshja e pasarelave botërore.

Por a duhet t’i besojmë këtë herë 45-vjeçares?! Pas shkurorëzimit me këngëtarin Seal, pati edhe disa romanca të shkurta dhe ajo që ishte e zakonshme në lidhjet e saj ishte fakti se të dashurit ishin disa vite më të rinj se modelja dhe e njëjta gjë duket edhe në lidhjen e saj të fundit.

Heidi përmes rrjeteve sociale ka publikuar një foto së bashku me 29 vjeçarin, ku të paktën në foto duket tejet e lumtur.

Heidi gjithashtu festoi ditëlindjen e 45-të me kitaristin “Tokio Hotel”, dhe çifti nuk është ndarë që nga fillimi i vitit.

Në të kaluarën, Heidi ka dy martesa, e para me aktorin Ric Pipin dhe tjetri me këngëtarin, Seal me të cilin ka ende marrëdhënie të mira.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN