MENU
klinika

Punimet zgjasin 2 vjet

Investimi 210 milion eurosh për Unazën e Madhe të Tiranës

04.11.2018 - 19:15

Kosto e ndërtimit e të gjithë asaj që do quhet “Unaza e Madhe” e Tiranës, do të jetë mbi 210 milionë euro, ose 27 miliardë lekë.

Në këtë kosto do të përfshihet edhe rehabilitimi i plotë i segmentit të parë të hapur sheshi “Shqiponja”-Pallati me Shigjeta.

Afrim Qendro, drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar thotë se së bashku me kontratat që do të lidhen në nëntor, punimet do të zgjasin dy vjet.

E gjithë Unaza ka një gjatësi prej gati 18 kilometrash dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar e klasifikon si autostradë urbane.

Në tenderin e fundit u shpallën tre kompani fituese që do të rehabilitojnë aksin ekzistues rrethrrotullimi i Doganës-Pallati me Shigjeta, firma “Biba x” për lotin e parë, “Salillari” për të dytin dhe “Victori Invest Internacional” për të tretin.

Në total, kosto për këtë segment do të kushtojë rreth 40 milionë euro. Pikërisht ndërtimi i mbikalimit tek sheshi “Shqiponja” do jetë pjesa më e vështirë e projektit dhe devijimi i trafikut do të jetë sfidë më vete.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN