MENU
klinika

Nga The Economist

Italia po teston Evropën…

15.11.2018 - 10:25

Qeveria ka refuzuar të rishikojë buxhetin e saj. Të presim se ç’do të ndodhë…

Beteja e radhës në luftën midis Italisë dhe Bashkimit Evropian ka filluar. Afati i fundit i Italisë për të rishikuar planet e saj të buxhetit për Komisionin Evropian, më 13 nëntor, përfundoi pa asnjë ndryshim.

Konfrontimi është testi i parë për politikat fiskale të BE, i cili nuk vendos shpesh sanksione ndaj anëtarëve të eurozonës, por në këtë rast duket se e gjitha kjo do të mendohet.

Rregullat fiskale kanë për qëllim që të mbajnë çekuilibrave makroekonomikë nën kontroll. Rregullat që ekzistonin para vitit 2011, sipas të cilave deficitet fiskale nuk tejkalonin 3% dhe borxhi publik 60% të PBB-së, nuk kishin marrë parasysh kushtet ekzistuese ekonomike. Ata që shkelnin rregullat nuk ndëshkoheshin. 23 nga 27 vende kishin deficite të tepruara në vitin 2012.

Reformat e sistemit në vitin 2011-2013 u përpoqën të ishin më të kujdesshme. Rregullat e reja kërkonin të llogarisnin deficitet “strukturore”. Rezervat e borxhit duhet të uleshin me një ritëm të caktuar. Komisioni vlerësonte projekt buxhetet çdo vit. Mund të vendosen sanksione vetëm nëse një shumicë e cilësuar e shteteve anëtare voton për ta bërë këtë.

Nëse një Procedurë e Deficitit të Tepërt (EDP) ndërmerret kundër Italisë, do të ishte hera e parë që procedura përdoret për shkak të një shkelje të borxhit, në vend të deficitit, thotë Gregory Claeys.

Deficiti fiskal i propozuar i Italisë, shkel kufirin prej 3%.

EDP është një procedurë e nevojshme në rastet kur thyhen rregullat, por nuk është e mjaftueshme. Italia ka tentuar të përfitojë nga fleksibiliteti. Vendit nuk i janë vendosur sanksione pavarësisht se i ka thyer rregullat edhe më parë.

Sapo një EDP të miratohet nga Këshilli Europian i krerëve të shteteve, që mund të ndodhë në samitin e dhjetorit, do të ketë një program me rekomandime dhe afate. Përparimi i Italisë do të monitorohet çdo tre ose gjashtë muaj. Nëse komisioni mendon se Italia nuk ka bërë “detyrat e shtëpisë”, mund të vendosë një gjobë prej 0.2% të PBB-së dhe të pezullojë pagesat nga fondet e BE-së.

Në tetor Giovanni Tria, ministri italian i financave, tha se qeveria do të rishqyrtojë planet e saj nëse diferenca midis kostove të huamarrjes së qeverisë italiane dhe asaj gjermane do të rritet në 400 pikë bazë. Megjithatë, rreziku është që investitorët mund të reagojnë. Reagimet e tregut mund të jenë të parakohshme dhe të ashpra.

Nga The Economist

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

Italia “buzë greminës”…