Sëmundja inflamatore e bajameve quhet anginë, që do të thotë shtrëngim, ngushtim.
Në këtë rast bajamet ënjten, skuqen dhe mbulohen me disa pika ose shtresa qelbi. Shkakton dhimbje, vështirësi në gëlltitje, në marrjen e frymës dhe temperaturë. Brenda 5-6 ditëve shërohet.
Kur bajamet skuqen dhe acarohen atëherë menjëherë duhet shuar kjo temperaturë, sidomos kur kalon shifrat mbi 38.5 gradë, atëherë duhet menjëherë të gëlltiten copa të vogla akulli për të shuar këtë skuqje dhe mahisje të tyre.
Por ka dhe raste të tjera kur ato infektohen dhe bëhen me shtresa qelbi, që duhen mjekime të tjera popullore.
1 lugë gjelle plot me kamomil përvëlohet në 200ml ujë të sapovaluar. Ena mbulohet dhe lihet 30 minuta. Pasi kullohet dhe rikullohet bëhet gargare 4-5 herë në ditë. Pas gargareve çaji nuk derdhet, por pihet. Kështu vazhdohet 2-3 ditë.
1 lugë kamomil dhe bar pezmi imtësohen mirë dhe përziehen. Hidhen në 150ml ujë të sapovaluar. Ziejeni 5 minuta. Kullohet, pijeni dhe bëni gargara.
Merrni 200 gr gjethe ftoi, molle, mëllage të zezë, thundërmushke, sherebele. I zieni me 300 ml ujë që hidhet në momentin e valimit dhe lërini të ziejnë vetëm 5 minuta. Lihet në qetësi për 30 minuta dhe pihen 2-3 gota në ditë ditë, e ngrohtë.
Merrni 4-5 lugë gjelle hala pishe. Lihen 1-2 orë në ujë për t’u zbutur. Zihen 5 minuta. Ena lihet e mbuluar për 10 minuta. Kullohen dhe lëngu përdoret për gargara 2 herë në ditë, deri në shërimin e bajameve.
Përdoren edhe plot bimë të tjera për pezmatimin e bajameve siç janë: gjethe delli, luleshtrydhja, manaferra, tumza, kamomili, shtogu etj.