MENU
klinika

Kujdes gjëndrat tiroide!

Ju dridhen duart dhe keni rrahje zemre të shpeshta?

04.11.2018 - 15:07

Gjëndrat tiroide gjendet në pjesën e mesme të fytit dhe shërbejnë për të rregulluar metabolizmin me hormone e tij.

Me fjalën metabolizëm shprehet shpejtësia ose frenimi i djegieve të substancave ushqimore në inde për të prodhuar energji, si dhe për zhvillimin e organeve të ndryshme të trupit. Funksioni i gjëndrave tiroide varet shumë dhe nga sasia e jodit që hyn në organizëm.

Gjëndrat tiroide kanë këto shenja:

Dalja jashtë e kokordhokëve të syrit;

Sytë janë të shkëlqyeshëm e të gjallë;

Drudhje duarsh;

Dobësim trupi;

Rrahje të shpeshta dhe të forta të zemrës.

Të sëmurët me gjëndra tiroide preken shpejt, qajnë për hiçgjë, kanë dhimbje koke, lëkura u rri e djersitur dhe e ngrohtë, shpesh e skuqur, kanë diarre, çrregullime menstruacionesh te gratë, shtrëngesa të gjoksit, bllokim të frymëmarrjes.

Thyroid: What Is It?

Funksioni i gjëndrës tiroide dobësohet nga ndikimi normal i gjëndrës së hipofizës mbi tiroiden, çrregullimet që prekin gjëndrën, shkaqe të tjera të panjohura, të cilat veprojnë drejpërdrejt në gjëndër.

Këto janë shenjat dhe mosfunksionimi i hipertireozës, pra ulja e funksionit. Kurse hipertireoza, për të cilën do të flasim më poshtë, është një sëmundje që prek më tepër gratë.

Gjëndra prodhon shumë hormone, kështu trupi pëson disa çrregullime me rëndësi siç ishin ato që përmendëm më lart në hipotireozë me ulje të funksionit, sepse shenjat janë të njejta.

Zakonisht gjëndrat tiroide me mungesë jodi gjenden te personat që jetojnë në vendet malore, kurse ato me tepricë të jodit, në bregdet. Ka raste shumë të rralla që te ndonjë person ndodh e kundërta.

Gjëndrat tiroide me tepricë të jodit janë më të vështira për kurim, se sa ato me mungesë jodi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Disa mjekime popullore!

Ju dhemb fyti nga bajamet?!