MENU
klinika

Konsumo këtë frut!

Ju është ngjirur zëri apo keni muskuj të tendosur?

17.11.2018 - 08:13

Frutat e kajsisë janë të këndshme, aromatike dhe pëlqehen nga të gjithë. Përmbajnë vlera të mira ushqyese dhe vitamina A, B1, B2, PP, C, acide organike, pektinë, albumina, rreth 14% sheqerna etj.

Përveçse një frut i shijshëm, kajsia gjen përdorim të gjerë edhe si një bimë mjekësore me frutin, gjethet dhe degët e saj. Kajsia mund të përdoret e freskët ose e thatë, reçel, komposto, madje edhe lëngun e këndshëm.

Fruti i freskët i kajsisë ndihmon në prodhimin e gjakut dhe është gjithashtu shumë i mirë për qetësimin e muskujve të tendosur dhe për zërin e ngjirur.

Frutat e thata kanë rreth 60% sheqer, kurse thelpinjtë e tyre janë të pasur me albumina deri në 28% si dhe deri në 55% vajra.

Përdoren kundër dhimbjes së kokës. Për këtë qëllim ato piqen dhe konsumohen me mjaltë, për t’u tretur më mirë.

Fruti i kajsisë në përdorim natyral kuron:

Dhimbjet në gjoks;

Aneminë;

Sëmundjet kanceroze;

Migrenën dhe epilepsinë;

Sëmundjet e mëlçisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN