MENU
klinika

Deklarata

“Kacifas”/ Pangalos: S’jam pro faqezinjve që sulmojnë policinë

01.11.2018 - 10:08

Ish-ministri i jashtëm dhe ish-zëvendëskryeministri grek, Teodoros Pangalos është pyetur nga televizioni Skai lidhur me ngjarjen e fundit në Bularat dhe pasojat e saj.

Pangalos deklaroi se Rama bëri deklaratë të gabuar në moment të gabuar duke thënë se ai donte të merrte vota në jug të Shqipërisë.

I pyetur nëse nga gazetari nëse Greqia do pranojë kërcënime nga Shqipëria, Pngalos tha se politika e jashtme nuk bëhet kush është më i fortë.

“Nuk bëhet politik e jashtme me kush është më i fortë, kush bërtet më shumë. Me një ekonomi të shkatërruar nuk mund ta themi këtë. Greqia duhet të zgjidh problemet e saj me aleanca me fqinjët e saj”, u shpreh ish-ministri grek.

kolana e librave

Lidhur me debatin se Kacifas nuk u lejua të vendoste flamuj në Bularat, Pangalos thotë se në fotot që kishte parë kishte flamuj kudo duke e cilësuar si të pakuptimtë faktin se 35-vjeçari kishte tentuar të vendoste flamuj në fshat.

“Unë pash në fotografitë të publikuara se kishte flamuj kudo në fshatrat, nuk e kuptoj ketë që thonë se nuk e lejuan të vendosi flamur. Nuk e kuptoj se ca deshi ai (Katsifas) të shkonte nga Greqia të vendoste flamuj aty? Nuk kishte kush ta bënte aty?”, u shpreh Pangalos.

Madje ai ka shkuar deri aty sa ka thënë se kushdo ka armë në dorë duhet të qëllohet.
“Unë nuk jam pro faqezinjve kur hedhin molotov apo sulmojnë policinë. Nëse jeni ju …”, e ka mbyllur fjalën e tij politikani grek.