MENU
klinika

Tema e liberalizimit

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz viziton Kosovën

06.11.2018 - 10:38

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz të martën qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Kurz do të pritet nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Kurz një ditë më parë ka qëndruar në Beograd, ku ka deklaruar se çfarë do marrëveshje legjitime që arrijnë Kosova dhe Serbia në dialog, do të jetë e pranueshme për Austrinë.

Para arritjes në Beograd, Kurz ka thënë se shpreson që vizita e tij të jetë një sinjal i qartë i Bashkimit Evropian për përkrahjen e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Marrëdhënia Kosovë-Austri

Kryeministri austriak vjen në Kosovë


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!