MENU
klinika

Temat e vizitës

Kancelari i Austrisë vizitë në Kosovë, takim me liderët politik

05.11.2018 - 09:55

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz do të vizitojë sonte Kosovën. Pas një turi vizitash në ballkan, si dhe menjëherë pas vizitës në Serbi, kancelari austriak do të ketë edhe disa takime protokollare me liderët politikë të Kosovës.

Kancelari pritet të takohet të martën me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, si edhe me kryeministrin Haradinaj.
Bëhet e ditur se temat të cilat do të diskutohen në këto takime janë: Çështja e dialogut Kosovë-Serbi, perspektiva evropiane e Kosovës si dhe çështja e formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Po ashtu, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, kancelari Kurz do të zhvillojë takime edhe me ushtarët austriakë të KFOR-it që kanë mandat sigurie si trupa paqeruajtëse në Kosovë.

Në njoftimin e kabinetit qeveritar të kryeministrit të Austrisë u tha se ai gjatë vizitës në Serbi dhe Kosovë do t’i japë mbështetje procesit të afrimit të vendeve të Ballkanit me BE-në dhe të inkurajojë perspektivën euroatlantike të këtyre vendeve, duke inkurajuar edhe vazhdimin e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Arritja e një marrëveshjeje përmes dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, është kusht për anëtarësimin e plotë të dy vendeve në BE”, thuhet në njoftimin zyrtar të Qeverisë austriake.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Marrëdhënia Kosovë-Austri

Kryeministri austriak vjen në Kosovë


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë