MENU
klinika

Detajet

Kokainë me vlerë 3 mln sterlina, 7 vite burg shqiptarit në Angli

16.11.2018 - 19:55

Një gjykatë në Angli ka dënuar me 17 vite e 6 muaj burg në total një shqiptar dhe bashkëpunëtorin e tij britanik pasi janë shpallur fajtorë për trafik kokaine.

Gjykata në Londër dënoi me 7 vite e 6 muaj burg 24-vjeçarin shqiptar Ervis Zylfi pasi pranoi akuzat, si dhe me 10 vite burg anglezin Andrew Knox, 46 vjeç.

Dy të dënuarit u arrestuan në flagrancë në zonën Enfield në veri të Londrës më 3 korrik 2018 teksa po ndodhte shkëmbimi i kokainës.

Gjatë kontrollit të makinës, policia britanike gjeti 38 kilogram kokainë dhe disa telefona celularë.

Sipas policisë britanike, sasia e kokainës së sekuestruar nëse shitej në rrugë kapte vlerën prej 3 milion stërlinash.

Gjithashtu policia i sekuestroi shqiptarit Ervis Zylfi edhe 35.000 stërlina cash.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore