MENU
klinika

Deklarohet Haradinaj

‘Korrigjimi i kufijve janë maskime për ndarjen e Kosovës’

04.11.2018 - 15:38

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se pavarësisht marrëveshjes, Serbia po e pengon anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Njëherësh, korrigjimin e kufijve, demarkimin dhe idenë e shkëmbimit të territoreve, Haradinaj i ka quajtur maskime për ndarjen e Kosovës.

kolana e librave

Unë nuk besoj në një marrëveshje me korrigjim të kufijve, me demarkim, me ndërrim të territoreve, krejt janë maskime për ndarjen e Kosovës. Të gjitha këto janë maskime që atje në anën tjetër”, thotë Haradinaj.

E demarkacionin me Malin e zi, Haradinaj e quajti korrigjim të marrëveshjes e jo të kufijve. Ai po ashtu tha se është i interesuar të ketë marrëdhënie të mira me Malin e Zi, e për këtë njoftoi që e ka ftuar kryeministrin malazez në kullat e tij në Gllogjan. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Takimi me kongresmenin Poe

Vuçiç kërkon kompromis për Kosovën