MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

‘Shkëmbimi i territoreve një ide e rrezikshme’

03.11.2018 - 16:25

Kosovë

Raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, eurodeputetja Tanja Fajon, duke folur për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se çdo ndryshim i kufijve është çështje e ndjeshme, që do të kishte efekte negative për tërë rajonin.

Fajon në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, ka thënë se për Kosovën duhet të gjendet një zgjidhje, e cila sjell normalizimin e jetës së qytetarëve.

Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë një takimi në Beograd me kongresistin amerikan Ted Poe, ka folur për nevojën e arritjes së një zgjidhje kompromisi për Kosovën përmes dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Zyrës së Presidentit Vuçiç, Poe ka mbështetur qëndrimin që Kosovës dhe Serbisë duhet t’i jepet kohë dhe hapësirë ​​për të arritur një marrëveshje të përbashkët.

Maqedoni

Qeveria i ka miratuar draft-ndryshimet e Kushtetutës së Maqedonisë dhe i ka dërguar në Kuvend, ndërsa nga atje kanë caktuar seancë me datë 1 dhjetor.

Zyra e Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë kanë deklaruar se verifikimi i draft-ndryshimeve do t’u dërgohet të gjithë deputetëve.

Kosovë

Zyrtarë të institucioneve të larta të Kosovës kanë thënë se synimi i Kosovës për t’u anëtarësuar në INTERPOL, nuk ka “qëllime hakmarrëse” ndaj askujt.

Njohësit e aspekteve të sigurisë, kanë theksuar se shifrat që kanë përmendur autoritetet serbe, janë krejtësisht joreale, ndërkohë që deklaratat e këtyre autoriteteve, sipas tyre, janë në funksion të frikësimit të opinionit, jo vetëm të brendshëm, por edhe të huaj.

Greqi

Marrëveshja e Prespës do të kontribuojë në prosperitetin ekonomik e gjithë rajonit. Kështu deklaroi kryeministri grek, Aleksis Tsipras, në konferencën e përbashkët me liderët e Bullgarisë, Serbisë dhe Rumanisë në Varna të Bullgarisë.

Tsipras tha se duhet thëlluar bashkëpunimi rajonal.

Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk ka asnjë arsye të japë dorëheqje dhe që vendi të shkojë në zgjedhje.

Haradinaj e ka ftuar opozitën që të gjindet një gjuhë e përbashkët. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Takimi me kongresmenin Poe

Vuçiç kërkon kompromis për Kosovën

Qëndrueshmëria e Qeverisë

Haradinaj: Më rrëzoni nëse i bëni votat