MENU

Antarësimi në INTERPOL

Kosova e gatshme të marrë përgjegjësitë në INTERPOL

03.11.2018 - 09:26

Zyrtarë të institucioneve të larta të Kosovës kanë thënë se synimi i Kosovës për t’u anëtarësuar në INTERPOL, nuk ka “qëllime hakmarrëse” ndaj askujt.

Njohësit e aspekteve të sigurisë, kanë theksuar se shifrat që kanë përmendur autoritetet serbe, janë krejtësisht joreale, ndërkohë që deklaratat e këtyre autoriteteve, sipas tyre, janë në funksion të frikësimit të opinionit, jo vetëm të brendshëm, por edhe të huaj.

Në vitin 2010, Kosova pati aplikuar për herë të parë për anëtarësim në INTERPOL. Kërkesën e kishte përsëritur edhe në vitin 2015.

Dy vjet më vonë, në vitin 017, Kosova pati hequr dorë nga kërkesa për pranim në INTERPOL, për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme për anëtarësim. /Konica.al/