MENU
klinika

Krimet në luftë

Kosova në INTERPOL, gjenerali Dikoviç në burg

18.11.2018 - 09:45

Sa më shumë që po afrohet dita e mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it në Serbi po shtohet frika nga anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare të sigurisë. Kjo për faktin se në listat e INTERPOL-it ndaj të cilëve do të lëshohet urdhëratrrest mund të hyjnë ish-ushtarakë, por edhe persona të tjerë nga strukturat ushtarako policore serbe, që morën pjesë në krimet ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

Sipas gazetës “Blic” në qoftë se Kosova anëtarësohet në INTERPOL, në listën e personave ndaj të cilëve do të lëshojë urdhërarrest Kosova do të gjendet ish ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, gjenerali Lubisha Dikoviç.

Duke u thirrur në burime diplomatike nga Prishtina, gazeta serbe thotë se emri i gjeneralit Dikoviç është përmendur edhe më parë. Ai ngarkohet me përgjegjësi për krimet e kryera gjatë luftës në zonën e përgjegjësisë së Brigadës 37 të motorizuar, e cila atëherë ishte nën komandën e gjeneralit Dikoviç.

Sipas dëshmive, në zonën e përgjegjësisë së Dikoviçit në dhjetë lokalitete, kryesisht në Drenicë, u vranë rreth 1,400 civilë shqiptarë dhe mijëra të tjerë u dëbuan me dhunë. /Konica.al/