Inxhinierët në Britaninë e Madhe do të krijojnë një robot që mund të tërheqë mostrat e gurit në Mars në mënyrë që ata të mund të dërgohen në Tokë për studim.
Agjencia Evropiane e Hapësirës po lëshon kontrata për industrinë për të dhënë detaje për të gjithë teknologjinë e nevojeshme, për atë që do të jetë një risi në bashkëpunim me SHBA.
Esa dhe agjensia amerikane e hapësirës (NASA) pritet që të dërgojnë pajisjet e kthimit të mostrës në Planetin e Kuq në vitin 2026.
Roboti do të ketë një peshë prej 130 kg.
“Mjeti do të duhet të mbulojë distanca të mëdha duke përdorur një shkallë të lartë autonomie, duke planifikuar rrugën e vet përpara çdo ditë,”– tha për BBC Ben Boyes, i cili do të drejtojë ekipin e Airbus.
Esa dhe NASA nënshkruan një marrëveshje në prill duke u zotuar se do të sillnin copa të shkëmbinjve dhe tokës së Marsit në Tokë para fundit të dekadës së ardhshme.
Kjo do të jetë një sipërmarrje e guximshme që do të bëhet në faza dhe do të zgjasë disa vjet.