MENU
klinika

Vendimi i Këshillit të Ministrave

Kriteret për shpërblimet e sportistëve elitarë

14.11.2018 - 19:43

Sportistët elitarë shqiptarë që marrin rezultate ndërkombëtare do të shpërblehen në bazë të një vendimi të ri që është marrë nga Këshilli i Ministrave, që ka miratuar pasditen e sotme kriteret, mënyrën e shpërblimit dhe përfitimin e trajtimit për përgatitjen e tyre.

Sipas VKM-së së sotme, 9 janë kategoritë e sportistëve që do të përftojnë këtë status dhe mënyra e shpërblimit do të jetë e ndryshme në varësi të rezultateve që ato kanë arritur në garat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Një vendim i tillë vjen pas ankesave të shumta të sportistëve, sipas së cilëve, nuk kanë marrë vëmendjen e duhur nga Qeveria, edhe pse kanë bërë një përfaqësim dinjtoz të Shqipërisë në botë.

qeveria miraton fondin per diasporen-konica.al
qeveria miraton fondin per diasporen-konica.al

KRITERET E SHPËRBLIMIT

Në veprimtaritë ndërkombëtare:

  1. a) sportisti, i cili thyen rekord olimpik;
  2. b) sportisti, i cili thyen rekord botëror;
  3. c) sportisti, i cili thyen rekord evropian;

ç) vendi i parë deri në vendin e tetë në Lojërat Olimpike;

  1. d) vendi i parë deri në vendin e gjashtë në kampionate botërore;
  2. dh) vendi i parë deri në vendin e tretë në kampionate evropiane;
  3. e) vendi i parë në Lojërat Mesdhetare.
briken calja
briken calja

Në veprimtaritë kombëtare:

  1. a) Sportisti, i cili thyen rekordin kombëtar;
  2. b) Vendi i parë në kampionatin kombëtar

Gjithashtu, sportistët pjesëmarrës në veprimtaritë kombëtare të përcaktuara në rregulloret kombëtare dhe në veprimtari ndërkombëtare, për përgatitjen e tyre, do përfitojnë trajtim ushqimor në natyrë ose në vlerë, si dhe trajtim mjekësor.

 VENDIMI I PLOTË I KËSHILLIT TË MINISTRAVE

  1. Kriteret e përcaktimit të statusit të sportistit të nivelit të lartë dhe mënyra e shpërblimit
  2. Në veprimtaritë ndërkombëtare:

1.1. Kriteret e përcaktimit të nivelit të lartë sportiv për të rritur, në sportet individuale në përbërje të ekipit kombëtar, si dhe në ekipet kombëtare të sporteve kolektive, për sportet olimpike të përcaktuara dhe të miratuara nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, të jenë rezultatet e arritura në aktivitetet ndërkombëtare zyrtare, sipas klasifikimeve përfundimtare të përcaktuara në rregulloret ndërkombëtare, si më poshtë vijon:

luiza gega fiton medaljen e arte ne Tarragona
luiza gega fiton medaljen e arte ne Tarragona

1.4. Kriteret e përcaktimit të nivelit të lartë sportiv për të rinjtë janë të njëjta me ato sipas pikës 1.1, të këtij kreu. Kategoria e të rinjve shpërblehen në masën 30% të vlerës së përcaktuar për të rriturit, sipas tabelës I, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, brenda 3 muajve pas shpalljes së rezultateve zyrtare.

1.5. Trajnerët e sportistëve të nivelit të lartë shpërblehen në masën 40% të vlerës së përcaktuar për sportistët fitues sipas kategorizimeve në tabelën I, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, brenda 3 muajve pas shpalljes së rezultateve zyrtare.

1.6. Klasifikimi i ekipeve dhe shuma përfituese për sportet kolektive përcaktohet në tabelën II, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Nga kjo shumë, komitetet drejtuese të federatave sportive përcaktojnë shpërblimin e sportistëve në sportet kolektive, i cili është individual dhe bazohet në kontributin e secilit.

izmir smajlaj
izmir smajlaj

1.7. Sportistët, që arrijnë rezultatet e përcaktuara në pikën 1.1, të këtij kreu, marrin trajtim të veçantë lidhur me:

  1. a) ndjekjen e studimeve pa procedura konkurrimi në Universitetin e Sporteve, Akademinë e Sigurisë dhe Akademinë e Mbrojtjes;
  2. b) ndjekjen e studimeve me plane individuale në institucionet e arsimit të lartë;
  3. c) punësimin në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme.
  4. Në veprimtaritë kombëtare:

2.1. Kriteret për përcaktimin e nivelit të lartë sportiv në veprimtaritë kombëtare janë rezultatet e arritura, si më poshtë vijon:

2.2. Shpërblimi, sipas masës së përcaktuar në tabelën III, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, mbulohet nga buxhetet e federatave përkatëse sportive.

cullhaj
cullhaj

Trajtimi i sportistëve të nivelit të lartë dhe trajnerëve

Sportistët pjesëmarrës në veprimtaritë kombëtare të përcaktuara në rregulloret kombëtare dhe në veprimtari ndërkombëtare, për përgatitjen e tyre, përfitojnë trajtim ushqimor në natyrë ose në vlerë, si dhe trajtim mjekësor.

Trajtimi ushqimor është 2 500 (dy mijë e pesëqind) lekë në ditë, për 25 (njëzet e pesë) ditë në muaj. Trajtimi mjekësor dhe riaftësimi i sportistëve është deri në 30 000 (tridhjetë mijë) lekë në muaj.

Trajtimi ushqimor dhe mjekësor mbulohet plotësisht ose pjesërisht nga klubet sportive, me fondet e pushtetit vendor, nga fondi grant ose të ardhura të tjera të ligjshme.

maratona e tiranes luiza gega
maratona e tiranes luiza gega

Trajnerët e kontraktuar me kohë të pjesshme pranë klubeve sportive/shumësportesh do të paguhen në masën 500 (pesëqind) lekë për orë stërvitore dhe jo më shumë se 1 000 (një mijë) lekë në ditë për 25 (njëzet e pesë) ditë në muaj.

Federatat dhe klubet mund të grumbullojnë ekipet e tyre përfaqësuese për veprimtari kombëtare dhe ndërkombëtare. Vlera ditore për akomodimin dhe ushqimin është 7 000 (shtatë mijë) lekë (4 000 lekë ushqimi + 3 000 lekë fjetja) në ditë, sipas nevojave që ato kanë, dhe mbulohet nga buxhetet e federatave apo klubeve, sipas marrëveshjes ndërmjet palëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kampion Europe në Peshëngritje

Mori 3 medalje ari, Calja: Shteti, asnjë premio!

Medalistët e Lojërave Mesdhetare

KOKSH shpërblen Gegën dhe Zenelin me 3 mijë euro