MENU
klinika

Kundërpërgjigjia ndaj Serbisë

Kryeministri Rama: Tarifa 100% është kundërpërgjigje politike

26.11.2018 - 11:21

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në takimin e përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, tha se duhet të shkojmë drejt një unifikimi doganor dhe se tarifa prej 100 për qind është një kundërpërgjigje politike.

Ai tha se ky vendim është irracional në kushte normale.

Tarifa është një vendim irracional në kushte normale. Kush e sheh tarifën 100 si aspekt ekonomik atëherë gabon, por kjo tarifë është si kundërpërgjigje politike”, ka thënë ai.

Rama premton se brenda gjashtë muajve do të ketë zero tarifa ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

“Zero tarifa brenda gjashtë mujorit të parë ndërmjet Kosovës dhe Shqipëri. Tash është koha që të vendosim tarifa 100 për qind e në veri dhe zero tarifa në jug”, tha Rama. /Konica.al/