MENU
klinika

Një grup bakteresh

Kujdes nga këto ushqime që shkaktojnë infeksion!

26.11.2018 - 15:17

Janë një grup bakteresh që ndodhen në ushqime dhe që zakonisht shkaktojnë infeksion. Infeksionet e Salmonelës nga ushqimi shkaktojnë diarre dhe simptoma të tjera që zakonisht largohen vetë.

Një infeksion nga bakteret e salmonelës mund ta merrni nga konsumimi i produkteve të kontaminuara ushqimore duke përfshirë pulat e papërpunuara, vezët, mishin dhe ndonjëherë perimet.

Llojet e Salmonelës

Salmonela ndahet në dy grupe:

  • Salmonella typhoidal, e cila është e përbërë nga shtamet bakteriale që shkaktojnë ethe dhe temperaturë, duke përfshirë Salmonella Typhi, Paratyphi A, Paratyphi B dhe Paratyphi C;
  • Salmonella jo-typhoidal, përfshin të gjitha llojet e tjera të Salmonelës.

Në Shtetet e Bashkuara, Salmonella Typhi zakonisht shkakton sëmundje që çon në 5.700 sëmundje dhe 620 shtrime në spital çdo vit, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Ky lloj i baktereve shkakton rreth 21.7 milionë sëmundje çdo vit në mbarë botën, vëren CDC. Salmonela jo-typhoidal shkakton rreth 1.2 milion sëmundje dhe 450 vdekje çdo vit në Shtetet e Bashkuara. Salmonella Typhimurium dhe Salmonella Enteritidis janë llojet më të zakonshme.

Sëmundjet Salmonelës

Salmonela jo-typhoidal shkakton diarre të rëndë të quajtur gastroenterit akut. Simptomat, të cilat zakonisht fillojnë 12 deri në 72 orë pas ekspozimit ndaj baktereve, mund të jenë:

• Diarre, e cila mund të jetë e përgjakshme;

• Dhimbje barku;

• Ethe;

• Dhimbje koke;

• Përzier dhe të vjella;

• Humbja e oreksit.

Ethet tifoz shkakton temperaturë të qëndrueshme prej 39 deri në 40 gradë C, dhe nganjëherë shkakton edhe:

• Dobësi;

• Dhimbje koke;

• Dhimbje stomaku;

• Humbja e oreksit;

• Skuqje të lëkurës.

Infeksionet e Salmonelës mund të shkaktojnë komplikime nëse bakteret bëhen invazive dhe prekin zonat jashtë sistemit të tretjes, duke përfshirë qarkullimin e gjakut, kockat, nyjet, sistemin nervor qendror (truri dhe palca kurrizore) ose organe të tjera të brendshme.

Trajtimi i Salmonelës

Shumica e rasteve të gastroenteriteve të lidhura me Salmonelën largohen brenda 5 deri në 7 ditë pa ndonjë trajtim.
Nëse shfaqet dehidratim i rëndë nga diarrea, administrimi i lëngjeve intravenoze mund të jetë i nevojshme.

Trajtimi antibiotik është i rezervuar për rastet e rënda të Salmonelës dhe për njerëzit e infektuar me rrezik të lartë të komplikimeve.

Mundësitë antibiotike përfshijnë:

• Fluoroquinolones, të tilla si ciprofloxacin;

• Cefalosporina të gjeneratës së tretë, të tilla si ceftriaksoni, cefepimi, ose ceftazidimi;

• Ampicilin.

Në vitet e fundit, disa lloje bakteresh që janë rezistente ndaj ilaçeve zakonisht të përdorura për të trajtuar infeksionet, janë bërë një shqetësim serioz.

Rreth 3 për qind e infeksioneve jo-typhoidal Salmonella mund të jenë rezistente ndaj Ceftriaxone. 67 për qind e infeksioneve të Salmonella Typhi gjithashtu mund të jetë rezistent ndaj ceftriaksonit, azitromicinës dhe ciprofloxacinës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN