MENU
klinika

Negociatat me Serbinë

Kurti: Thaçi është i vetmuar

18.11.2018 - 14:16

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë sePresidenti Thaçi kot negocion me Vuçiqin, sepse ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë në llogarinë tonë“.

Ai në një intervistë për “Istinomer”, ka thënë se “Thaçi është i vetmuar, nuk e ka përkrahjen e popullit, sikur që nuk e ka as mandatin e Kuvendit për çfarëdo negociatash. Thaçi e ka humbur edhe kredibilitetin edhe autoritetin”.

Në gjithë karrierën e tij, Thaçi sot është në nivelin më të ulët, kur është fjala për përkrahjen qytetare, për çka flasin matjet në opinionin publik. Është paradoksale, mirëpo pika më e fortë e këtij presidenti të dobët është pikërisht kryeministri i dobët. Shërbimi më i madh që Haradinaj sot mund t’i bëj vendit është të dalë nga koalicioni qeveritar, me çka do të shkaktonte zgjedhje të reja. Një akt i tillë do ta delegjitimonte komplet Thaçin, i cili përveç asaj që është i korruptuar, në të njëjtën kohë është i shantazhuar. Në këtë kuptim ai ka hall fatin e tij, jo fatin e Kosovës”, tha ai.

Më tej Kurti ka thënë se “Kancelarja Merkel në disa raste ka theksuar se Gjermania nuk e përkrahë ndërrimin e kufijve, e qëndrim të ngjashëm kane edhe qeveria britanike dhe ajo franceze. Fjala është për shtete kyçe të BE-së që e kanë njohur Kosovën në kufijtë ekzistues. Duetin Thaçi-Vuçiq eventualisht e përkrahin qarqe të caktuara të së djathtës ekstreme”.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje vlerëson se ideja e demarkacionit të kufirit mund të duket tërheqëse për disa rryma brenda BE-së, sepse Serbia duhet ta përmbushë artikullin 35 në negociatat për anëtarësim, që nënkupton definimin e territorit dhe të kufijve, mirëpo që Kosova nuk mund të heqë dorë nga territori i saj dhe nga interesat e saj jetike për shkak të Serbisë. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Albin Kurti paralajmëron protesta masive

“Po nxjerrin Kosovën në shitje”

Deputeti i Vetëvendosjes akuzon

‘Thaçi po ia shet Kosovën Serbisë’