MENU
klinika

Luftërat, humbjet dhe fitoret e saj!

Cila ishte Perandoria Osmane në shek. XVIII-XIX

10.11.2018 - 15:51

Ngjarjet ne shek. XVII e përkeqësuan shumë gjendjen e brendshme dhe të jashtme të Perandorisë Osmane.

Klasa sunduese kërkonte të dilte nga situata me anë të pushtimeve të reja. Nga ana tjetër Rusia dhe shtete të tjera filluan të marrin nën mbrojtje popullsi të krishtera që ndodheshin nën shtetin Osman. Për këto arsye në 40-vjetët e parë, Perandoria Osmane u ndodh në disa luftëra.

Luftërat e para

Popullsia greke e këtyre rajoneve ishte e pakënaqur nga sundimi venecian. Përveç shtypjes dhe grabitjes ajo ishte e pakënaqur edhe për shkak se ai kishte dëmtuar tregtinë dhe kisha katolike nuk merrte parasysh ndjenjat fetare të saj. Në këto kushte popullsia e këtyre rajoneve i priti forcat osmane si çlirimtare.

Ndërkohë Venediku i kërkoi ndihmë Papës dhe Austrisë dhe Papa u bëri thirrje vendeve katolike të ndihmonin Venedikun në këtë situatë alarmante.

Si aleate e “Lidhjes së Shenjtë” dhe garantuese e paqes së Karlovaçit, Austria i kërkoi shtetit osman të zbatonte kushtet e asaj marrëveshje por shteti osman nuk pranoi dhe për këtë arsye në luftë hyri edhe Austria.

Në këtë periudhë shteti osman u gjend ngushtë sepse ushtria austriake u solli disa disfata në Petervarat, Timishuarë e Beograd. Dhe pas këtyre disfatave Austria arriti të fitonte territore të Serbisë, Beogradit, Banatit dhe rajone të tjera.

Konflikti me Rusinë

Ishte nëntori i vitit 1710 kur Rusia i shpalli luftë Perandorisë Osmane mbasi Porta e Lartë nuk pranoi kërkesën e Carit rus për të dëbuar mbretin sudez nga territori i Perandorisë Osmane.

Cari rus me anë të letrave u përpoq të ngrejë në luftë kundër pushtetit qendror grekët, serbët, bullgarët e malazezët. Rusia bëri disa marrëveshje të fshehta me bojarët e Vllahisë e të Moldavisë.

Sundimtari i Vllahisë duhej të hidhte një ushtri prej 30000 vetash në anën e Rusisë, të furnizonte ushtrinë ruse me rezerva ushqimore dhe të ngrinte serbët e bullgarët në luftë kundër sulltanit.

Rusia duhej ta njihte atë si sundimtar të pavarur. Sundimtari i Moldavisë do të hidhte në luftë 10000 veta me kusht që kufijtë lindorë të shtriheshin deri në lumin Dniester dhe Moldavia të ruante autonominë e brendshme.

Për organizimin e kryengritjes në Ballkan u dërgua në brigjet e Adriatikut Miloradoviçi. Por oravtjet e saj dështuan. As sundimtarët e provincave rumune nuk e mbajtën fjalën.

Luftërat e Viteve 1735-1739

Rreth vitit 1737, Perandoria Osmane e ndjeu veten të dobët dhe e kishte të nevojshme bërjen e marrveshjeve. Në verën e vitit 1737 palët ndërluftuese u ulën në tavolinën e bisedimeve. Përveç tyre në bisedime morën pjesë si vëzhgues përfaqësues të Anglisë e të Holandës, por megjithatë gjatë bisedimeve nuk u gjet një gjuhë e përbashkët.

Gjatë këtyre bisedimeve Rusia kishte disa kushte. Ndër të tjera ajo kërkonte:

T’i jepeshin rajonet midis lumenjve Don e Danub;

Të ktheheshin Moldavia e Vllahia në principata të pavarura nën mbrojtjen e Rusisë;

Lundrimin e lirë të anijeve ruse në Detin e Zi.

Në anën tjetër Austria pretendonte për territore të Moldavisë, Vllahisë, Serbisë e Bosnjës, por Porta e Lartë nuk pranoi asnjë nga këto kërkesa. Kështu që pas një armëpushimi të shkurtër, lufta rifilloi përsëri.

Në vitin 1739, ushtria osmane u hodh në sulm në frontin austriak. Brenda një kohe të shkurtër ajo u mori atyre territoret e Bullgarisë, Vllahisë, Bosnjës e Serbisë me përjashtim të Beogradit.

Ushtria ruse, duke vuajtur nga mungesa e ushqimeve dhe epidemitë në fillim pësoi disfatë, por më vonë kaloi në kundërsulm dhe pushtoi qendrën e Moldavisë, Jassin.

Në atë kohë Austria nuk ishte në gjendje të vazhdonte luftën. Ajo hyri në bisedime me shtetin osman në mënyrë separatiste. Më 1 shtator 1739, në Beograd, Austria nënshkroi paqen me shtetin osman.

Sipas saj i ktheheshin jo vetëm territoret e pushtuara gjatë luftërave të fundit, por edhe ato të paqes së Pozharevacit (1718), si Banati, Temishvar, pjesa veriore e Bosnjës dhe e Serbisë me Beogradin dhe Vllahinë e Vogël. Në këto kushte qeveria cariste shpejtoi të kërkojë paqe.

Paqja u arrit më 18 shtator të vitit 1739 ku Rusia mbajti vetëm Azovin dhe fitoi të drejtën të mbajë përfaqësues në Stamboll. Të gjithë tregtinë në Detin e Zi dhe në atë të Azovit do ta bënte me anijet osmane.

Sukseset e shtetit osman në luftërat 1735-1739 ishin të rastit dhe nuk patën jetë të gjatë.

 

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit