MENU
klinika

Receta

Largoni  mykun e këmbëve me këtë mënyrë krehtësisht natyrale

26.11.2018 - 15:57

Myku  shfaqet shumë shpesh si tek femrat edhe tek burrat. Është një problem  shumë i përhapur  por i shërueshëm. Nëse nuk trajtohen mund të shkaktojnë infeksione të mëdha dhe problemi do të bëhet më serioz.

Vendet më të zakonshme ku myku zhvillohet janë në thonjtë sidomos  ato të këmbëve. Ato mund të shfaqen edhe në thonjtë e dorës.

Në këtë artikull, ne do t’ju prezantojmë një ilaç që është  tërësisht natyral dhe mund të eliminojë mykun e thonjëve!

Ky trajtim do të ndihmojë thonjtë të duken të shëndetshëm, t’i forcojë ato dhe të eliminojnë mykun.

 Për këtë ilaç do t’ju duhet:

Përbërësit :

– Një lugë  vaj ulliri

– 3 pika vaji rigoni

Përgatitja:

Përzjeni  të dy përbërësit mirë.

Aplikoni përbërjen në thonjtë ku është shfaqur myku  dhe lereni  të veprojë për disa minuta.

Më pas mund ta pastroni pastroni zonën që keni aplikuar vajin ose mund ta lini të veprojë edhe gjithë natën.

Përdoreni këtë ilaç disa herë në javë, është mirë që ta bëni çdo ditë nëse është e mundur në mënyrë që rezultatet të  jenë të dukshme më shpejt.

Ky trajtim ka vetitë antibakteriale falë vajit të rigonit ,i cili  mund të luftojnë të gjitha llojet e infeksioneve.