MENU
klinika

Deklarata

Liderët shqiptarë bëjnë shqiponjën/ Vuçiç: Si pula

27.11.2018 - 09:00

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, komentoi mbledhjen e dy qeverive, atë të Shqipërisë dhe Kosovës, duke mos lënë anash as fotografinë e përbashkët ku liderët bënë shqiponjën me duar.

“Duken më shumë si pula sesa si shqiponja” ka deklaruar Vuçiç gjatë një interviste në RTS.

Vuçiç tha se aktualisht po përballen me dëshirën e shqiptarëve për të mbyllur plotësisht shtetësinë e tyre, si dhe theksoi se mbështetja e Evropës nuk ka qenë asnjëherë më e ulët karshi Serbisë.

“Unë them se ky është rreziku më i madh, pavarësisht nga keqardhja, kërcënimet dhe presioni, ne duhet të luftojmë për të qëndruar në rrugën evropiane” deklaroi Vuçiç.