Në vrazhdën e publikimeve të listave ku përfshijnë më të kërkuarit dhe më të rrezikshmit në vend, Policia e Shtetit ka nxjerrë ditën e sotme listën për qarkun e Dibrës.
Në listën e publikuar nga policia, janë plot 22 emra, disa prej tyre të shoqëruar edhe me foto.
Veprat penale që kanë kryer këta persona janë të ndryshme, duke nisur që nga vrasja, trafiku i femrave, arratisja nga burgu, e mashtrimi.
Lista e personave më të kërkuar në qarkun e Dibrës:
Hysni Hastoçi, i dënuar me 25 vite burg për vrasje
Kadri Hoxha, i dënuar me 25 vite burg për vrasje
Ilirjan Gjegji, i dënuar me 25 vite burg, i larguar nga burgu
Lumije Hoxha, e dënuar me 25 vite burg, e larguar nga burgu
Besnik Coka, dënuar me 25 vite burg për vrasje
Sabri Sopoti, dënuar me 24 vite burg për vrasje
Lavdërim Gjinaj, dënuar me 22 vite burg për vrasje
Behar Barçi, dënuar me 18 vite burg për vrasje
Mentor Hasani, dënuar me 17 vite burg për vrasje
Zabit Fisniku, dënuar me 16 vite burg për trafikim femrash
Ermi Skeja, dënuar me 16 vite burg për vrasje
Prend Kola, dënuar me 12 vite burg për mashtrim
Bashkim Shehi, dënuar me 10 vite burg për favorizim prostitucioni
Shaban Kokaj, dënuar me 9 vite burg për largim nga burgu
Albert Daci, dënuar me 8 vite burg për shfrytëzim prostitucioni
Astrit Dedja, dënuar me 7 vite burg për vjedhje me armë
Leo Roçi, dënuar me 7 vite burg për vjedhje me dhunë
Erion Uka, dënuar me 7 vite burg për vrasje
Alban Gjegji, dënuar me 7 vite burg për pjesëmarrje në grup kriminal
Vehap Shehu, dënuar me 6 vite burg për vrasje
Isak Buna, dënuar me 5 vite burg për kanosje me armë
Denis Havaja, i dënuar me 5 vite burg për marrëdhënie seksuale
Policia njofton:
“Ja personat e kërkuar nga Policia në qarkun e Dibrës.
Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojnë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike.”
Më herët gjatë javës, policia e Shtetit ka publikuar emrat e personave më të kërkuar për qarqet Vlorë, Gjirokastër, Fier e Berat.