Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Presidentin e Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka.
Përmbushja e kushteve nga Shqipëria në rrugëtimin drejt BE-së, mësohet se ishte dhe fokusi i takimit midis dy zyrtarëve.
Lleshi në fjalën e tij, u shpreh se procesi i integrimit për Shqipërinë mbetet qëllim kombëtar.
Duke u ndaluar tek reformat e realizuara, Sobotka theksoi se Vetting-u në sistemin e drejtësisë është një pikë kyçe në këtë proces, dhe në këtë kontekst, vlerësoi dhe inkurajoi përpjekjet e Shqipërisë për të vijuar më tej.
Gjithashtu, Presidenti Sobotka tha se lufta kundër krimit të organizuar, jo më kot është një pikë e rëndësishme në kërkesat e BE-së, duke nënvizuar se rezultatet do të bindin edhe vendet ende skeptike.
Ai deklaroi se Austria mbetet një partner shumë i rëndësishëm i Shqipërisë, e këtu veçoi jo vetëm marrëdhëniet bilaterale, por edhe në një kontekst më të gjerë rajonal.
Ministri i Brendshëm konfirmoi se Vetting-u në drejtësi, do të pasohet nga Vetting-u në Policinë e Shtetit, duke shtuar se nderi dhe integriteti i punonjësit të Policisë janë themelore për të patur një trupë policore profesionale dhe të shëndetshme.
Në vijim Lleshaj u ndal edhe tek lufta kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave.