MENU

Reagon opozita

‘Maqedonia po jeton kohën më të errët’

12.11.2018 - 12:36

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka folur rreth ngjarjeve të fundit në shtet, ndryshimet kushtetuese si dhe gjendjen ekonomike të qytetarëve.

Mickoski thotë se gjyqësori në Maqedoni është i kapur nga politika, prokuroria është nën kërcënime, ndërsa krimi po lulëzon. Sipas tij, pushteti është i paaftë edhe për zgjidhjen e problemit me ajrin e ndotur.

E dini se ka fotografi katastrofale ekonomike, ka krim që lulëzon, qeveria po bën inovacione kriminale, ka tenderë që përfundojnë në xhepat privat. Por, goditja do të vijë nga qytetarët dhe nuk duhet të jesh analist ose ekspert për ta parashikuar se kësaj qeveria do t’i ndodh populli”, tha Mickoski.

Ai edhe një herë e përsëriti qëndrimin se dënimi me burg për Gruevskin është përndjekje politike, pasi ish-kryeministri nuk ka shkaktuar dëm financiar. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas votimit në Kuvend

Trazira tek opozita maqedonase