MENU
klinika

Provojeni

Më në fund edhe flokët tuaj do të rriten

02.11.2018 - 13:51

Nëse mendoni se flokët tuaj nuk rriten aq shpejt sa njerëzit e tjerë, atëherë ky artikull është për ju. Ne do të shkruajmë për një formulë të mahnitshme indiane për rritjen e shpejtë të flokëve dhe ju do të dashuroheni me të. Kjo recetë është e lehtë, e thjeshtë dhe efektive.

Së pari do tju duhet vaj kokosit dhe pak vaj kastori që mund të gjeni në pothuajse çdo dyqan. Pastaj, merrni disa kapsula  vitaminë E,disa gjethe Aloe vera dhe një tas.

Filloni duke prerë gjethet e aloe vera. Hiqni gjembat dhe nxirrni xhelin e saj.

Tani merrni xhelin dhe vendoseni në kokë. Mund të masazhoni kokën në mënyrë të rastësishme dhe më pas të përdorni gishtat për të siguruar që e gjithë sipërfaqja është e mbuluar shumë mirë.

Me pas merrni  rreth 1 lugë gjelle vaj kastori dhe shtoni dy lugë vaj kokosi. Tani, merrni një kapsulë të vitaminës E , e cani dhe e përzjeni me vajrat.

Merrni këtë përzierje dhe vendoseni në një tas me ujë të nxehtë. Mos e vendosni këtë vaj direkt në zjarr ose mikrovalë, sepse mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme dhe të mund të shkaktojë zjarr.

Pas 5 minutash, vaji i ngrohtë është i gatshëm për t’u përdorur në flokë.Thjesht merrni këtë vaj  me majë të gishtave dhe masazhoni  kokën sikur do të bëni ndonjë masazh të rregullt koke. Vazhdoni për 5 minuta.Pastaj mbështesni kokën në ndonjë sipërfaqe të rehatshme, mund të përdorni edhe një jastëk. Vazhoni masazhin pak më butë. Kjo është shumë e rëndësishme sepse përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon rritjen e flokëve. Bëni këtë për 2-3 minuta. Pasi të mbaroni, lidhni flokët tuaj me një lidhëse shumë të ngushtë.Lëreni përberjen të veprojë gjatë natës dhe lani flokët në mëngjesin e ardhshëm.Një ide shumë e mirë është që të ruani këtë përzierje në shishe dhe ta aplikoni 4-5 herë në javë.Duke bërë këtë metodë, flokët do të rritet patjetër me 40-50 %.Bëjeni këtë maskë rregullisht dhe  shumë shpejt do  të vini re një  ndryshim të madh tek flokët tuaj!