MENU
klinika

Në rënie me 33%

Më pak ankesa për faturimin e energjisë

03.11.2018 - 11:16

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), raporton një ulje të numrit të ankesave të klientëve, por edhe një normë më të lartë të zgjidhjes së tyre.

Sipas të dhënave të publikuara nga vetë kompania, për 9-mujorin janë regjistruar afro 33% më pak ankesa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithsej, këtë vit në OSHEE janë depozituar 31.699 ankesa, ndërsa për të njëjtën periudhë të 2017, u trajtuan 45.289 ankesa.

Sipas OSHEE, një tregues i rritjes së performancës së shërbimit ndaj klientit është dhe zgjidhshmëria maksimale e ankesave të raportuara.Për këtë periudhë, kanë marrë zgjidhje 32.786 ankesa, përfshi edhe ankesat e akumuluara nga viti i kaluar.

Totali i ankesave në raport me numrin e faturave të gjerenuara përgjatë një viti zë një peshë më të vogël se 1%.

Së fundmi, OSHEE ka nisur të operojë përmes sistemit të ri të menaxhimit të klientëve në disa rajone të vendit, dhe pritet të kompletohet në të gjitha degët brenda muajit nëntor. Ky sistem ka disa avantazhe, si rrit kontrollin dhe standardin e procesit të leximit dhe përshpejton në kohe dhe cilësi zgjidhjen e ankesës.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shifrat e 6-mujorit

OSHEE, 267 mln euro arkëtime