MENU
klinika

Arratisja e Gruevskit

Mediat bullgare: Gruevski ka ikur nga Hungaria

17.11.2018 - 16:53

Sipas mediave bullgare, ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, mendohet se ka ndërruar destinacion dhe është larguar nga Hungaria.

Sipas mediave bullgare, këtë informacion e ka dhënë një zyrtar i lartë i VMRO-DPMNE-së. Sipas mediave destinacioni i Gruevskit mund të jetë në Rusi ose në Turqinë.

Ndërkaq dje mediat hungareze thanë se Nikolla Gruevski është arratisur të mërkurën, me aeroplanin e oligarkut të afërt me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

Qeveria e Hungarisë, përmes një kumtese i ka hedhur poshtë të gjitha informacionet, se gjoja i ka ndihmuar ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për tu arratisur nga Maqedonia.

Në kumtesë, qeveria hungareze nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me informacionet ku thuhet se diplomatët hungarez i kanë ndihmuar Gruevskit, që të kalojë nëpër tre shtete. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Terreni në Hungari

Arratiset Gruevski?

Kaloi nga Hani i Hotit

Gruevski u arratis nga Shqipëria

Kur 300,000 votues janë baraz me 9 deputetë

Arrestimi i Gruevskit, si kripa në sallatën maqedonase