MENU
klinika

Kritikat

Menaxhimi i protestës/ Lleshi mbledh drejtuesit e policisë

22.11.2018 - 20:44

Ditën e sotme banorët e Unazës së Re, zhvilluan një protestë të dhunshme para Kuvendit të Shqipërisë, bazuar në aktet të cilat lënduan forcat policore si dhe protestues e qytetarë.

Banorët e Unazës së Re tentuan të hynin me forcë në këtë institucion.

Pas kësaj dite plot zhvillime ka ardhur dhe lëvizja nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshi.

lleshaj ne spital

Mësohet se Lleshi ka thirrur në një takim nëndrejtoreshën e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, drejtorin e Forcave Lëvizese Operacionale Sokol Bizhga (i cili mbeti i lënduar në shpatull gjate protestës), drejtori i Policisë së Tiranë Kastriot Skenderaj si dhe drejtori i Rendit, Gjovalin Loka.

Ministri i Brendshëm ka marrë informacion të detajuar mbi atë çka ndodhi para Parlamentit dhe ka shprehur kritika në menaxhimin e protestës ku të dëmtuar mbeten 15 punonjës policie, mes tyre 2 më rëndë.

Po ashtu të plagosur mbetën edhe tre protestues.