Hakerët thuhet se kanë kompromentuar dhe publikuar mesazhet private të të paktën 81,000 llogarive të Facebook. Ata pretendojnë se kanë të dhënat e 120 milion llogarive të cilat kanë në plan ti shesin.
Facebook tha se siguria e tyre nuk është kompromentuar dhe të dhënat mund të jenë marrë përmes hakimeve të personave në fjalë.
Hakerët kërkojnë 10 cent për llogari. Raportohet se hakimi mund të jetë realizuar muajin Shtator kur një përdorues i një forumi në internet shprehej: “Shesim informacionet personale të 120 milion llogarive të Facebook.”
Firma e sigurisë kibernetike Digital Shadow ekzaminoi pretendimin e hakerëve dhe konfirmoi se 81,000 profilet e publikuara si provë në të vërtetë përmbanin informacione private.
Të dhënat e 176,000 llogarive të tjera u bënë publike dhe përmbanin adresa e-mail-i dhe numra telefoni.
Por kush e ka fajin? Një prej uebsajteve ku janë publikuar të dhënat u shfaqë në Shën Petersburg. Adresa e uebsajtit është etiketuar nga shërbimi i gjurmimit të krimit kibernetik i cili thotë se është përdorur për të përhapur një Trojan LokiBot.
Por Facebook beson se kemi të bëjmë me një shtojcë e përdorur në Chrome, Opera dhe Firefox e cila ka monitoruar aktivitetin e përdoruesve, raporton PCWorld Albanian.