MENU
klinika

Meghan Markle

Mesazhi i Dukeshës për të rinjtë…

05.11.2018 - 17:36

Shumë të rinj po ka krijuar varësi ndaj rrjeteve sociale në ditët e sotme, duke u ndikuar nga fotot dhe mesazhet që lexojnë aty çdo ditë.

Dikur Meghan Markle kishte një llogari në “Instagram” e madje edhe një blog personal ku trajtonte tema të ndryshme sociale e personale. Tashmë që ka një tjetër jetë dhe prej kohësh është shkëputur nga këto platforma ajo ka kuptuar se çfarë dëmi shkaktojnë dhe sesa shumë ndikojnë në shëndetin mendor të të rinjve.

Gjatë një takimi me vullnetarët e “Live For Tomorrow”, Dukesha e Sussex-it u shpreh se është mirë të mos shqetësohesh më për faktin sesa shumë apo sesa pak ‘like’ merr në postimet në “Instagram”.

Ajo u kërkoi të rinjve të tregojnë kujdes në përdorimin e këtyre rrjeteve sociale pasi shumicat e gjërave që shfaqen aty janë të filtruara, qoftë fotot, komentet apo edhe lëvdatat.

Sipas saj është e rëndësishme që të rinjtë të ruajnë jetën e tyre private dhe të kalojnë më tepër kohë me shoqërinë duke ushtruar aktivitete të ndryshme e të sfidojnë veten që të mos postojnë çdo gjë që bëjnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN