10.11.2018 - 17:52
Presidenti Ilir Meta, ka falenderuar blogeren e njohur ndërkombëtare Alyne, për promovimin e Shqipërisë dhe vlerave të saj, në videot promovuese të blogeres, e cila ka miliona ndjekës në rrjetet sociale.
Në një video të sajën, blogerja nuk heziton ta quajë Shqipërinë si ‘diamantin e kontinentit të Europës’.
“Falënderim të veçantë për video-blogeren e famshme Alyne për promovimin e shkëlqyer të bukurive përrallore të Shqipërisë, diamantin e Europës, siç edhe ajo e quan Shqipërinë “dearalyne NasDaily”, shkruan presidenti Meta, teksa shpërndan edhe videon e Alyne.