MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Ministria e Jashtme e Kosovës: Grenada nuk e tërheq njohjen

04.11.2018 - 17:49

Kosovë

Deklaratat e zyrtarëve serb se Grenada e ka tërhequr njohjen për pavarësinë e Kosovës, diplomatët kosovarë po i quajnë gënjeshtra.

Këshilltari politik i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacollit, Fatmir Haxholli ka deklaruar se kjo është vetëm një gënjeshtër e radhës dhe se sipas MPJ-së, autoritetet nga Grenada asnjëherë nuk kanë deklaruar se do ta tërheqin njohjen ndaj Kosovës.

Serbi

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç dhe ai i Grenadës, Peter David, thonë se vendi i nëntë që e ka tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës është Grenada.

Sipas raportimi të Televizionit Publik i Serbisë, Qeveria e Grenadës konsideron se mbështetja për zgjidhjen e statusit të ardhshëm të Kosovës, përmes dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, është me rëndësi të jashtëzakonshme. Në një letër dërguar Serbisë, qeveria e Grenadës deklaroi se kishte vendosur të rishikonte qëndrimin e saj mbi statusin e Kosovës.

Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se pavarësisht marrëveshjes, Serbia po e pengon anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Njëherësh, korrigjimin e kufijve, demarkimin dhe idenë e shkëmbimit të territoreve, Haradinaj i ka quajtur maskime për ndarjen e Kosovës.

Maqedoni

Kryetari i Komisionit të Maqedonisë për heqjen e irredentizmit, Viktor Gaber, ka konfirmuar se ka dorëzuar të gjitha tekstet shkollore të Maqedonisë ekspertëve grekë.

Udhëheqësi i ekip të Maqedonisë është i kënaqur me bisedimet fillestare dhe u shpreh se ka vullnet nga të dyja palët për bashkëpunim.

Serbi

Perspektiva evropiane, për të cilën janë përcaktuar Kosova dhe Serbia, do t’i vë të dyja vendet para situatës, në të cilën ato duhet ta arrijnë një marrëveshje obliguese ligjore për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, shqiptarë dhe serbë.

Dushan Janjiç, drejtor i Forumit për marrëdhënie etnike në Beograd, thotë që mundësia e arritjes së një marrëveshjeje juridikisht obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është krejtësisht reale. Hulumtimet, sipas tij, kanë treguar se 65 për qind e qytetarëve në Serbi konsiderojnë që një zgjidhje ndërmjet dy vendeve duhet gjetur përmes bisedimeve.

Maqedoni

Aplikacioni i cili njofton për tregon për ndotjen e ajrit në Maqedoni, të dielën që nga mëngjesi deri më tani tregon grimcat e pabesueshme 1999 PM në ajër në Gjorçe Petrov.

Nga gjashtë instrumentet për matjen e grimcave PM10 në ajër në Shkup, për momentin dy janë jashtë funksionit, në pikat matëse në Gazi Babë dhe Lisiçe. /Konica.al/

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

Inskenohet “pushtimi i Serbisë”

Vuçiç bën prova lufte në kufi me Kosovën

"Duhet ta forcojë prodhimin"

Raporti i FMN: Kosova e varur nga importi

Bllokimi i kosovarëve në kufi dhe tensionet në veri

O’Brien sot në Beograd për takime me krerët e Serbisë!