MENU
klinika

Përmendet opozita

Mustafa: Thaçi nuk është vetëm për korrigjim të kufijve

29.11.2018 - 13:07

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, po vlerëson se institucionet e vendit nuk po sillen me përgjegjësi ndaj gjendjes së krijuar në veri të vendit.

Sipas tij, sjellja, veprimet dhe mosveprimet e Qeverisë dhe të Kuvendit, pa marrë parasysh se çfarë deklaron Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe disa ministra, po bëhen pjesë e projektit të ndarjes së veriut të Kosovës.

isa mustafa konica.al

Po shihet qartë se Presidenti nuk është vetëm në idenë e tij për korrigjim të kufijve”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Andaj sipas tij, është e papranueshme që për efekte populliste e të fushatës të rrezikohet integriteti territorial dhe ushtrimi i pushtetit në terë territorin e vendit.

Institucionet e tilla të papërgjegjshme duhet të japin dorëheqje dhe të shpërndahen”, ka shkruar tutje Mustafa. /Konica.al/

Vuçiç në dilemë, “tundohet” nga presioni i Perëndimit

Çfarë rrezikon presidenti serb nëse refuzon ftesën e Putinit

Nga përplasjet me Pleknkoviç te sanksionet ndaj Rusisë

Si “dribloi” Vuçiçi në samitin për Ukrainën