MENU
klinika

Kursi i këmbimit

Ndalet vrulli i dollarit

14.11.2018 - 14:54

Kursi mes euros dhe lekut qëndroi i fiksuar për të dytën ditë radhazi. Sipas Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye mesditën e të mërkurës me 124.55 lekë, pothuajse në të njëjtin nivel me të martën. Ky stabilitet është i ngjashëm me fillimin e muajit qershor, kur Banka Qendrore ndërhyri në tregun valutor, me qëllim frenimin e mbiçmimit të mëtejshëm të monedhës vendase. Nuk përjashtohet që Banka e Shqipërisë të ketë rinisur blerjet e valutës, me të njëjtin qëllim.

Dollari amerikan e ndali përkohësisht vrullin disa ditor dhe ra lehtë krahasuar me të martën. Sipas kursit zyrtar të këmbimit, dollari u këmbye me 110.5 lekë, 0.28 pikë më pak krahasuar me ditën e djeshme. Ndërsa paundi britanik u forcua për të dytën ditë radhazi dhe kaloi pragun e 143 lekëve. Sterlina u këmbye me 143.13 lekë, duek arritur pothuajse nivelin më të lartë të 30 ditëve të fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kursi i këmbimit

Dollari drejt 111 lekëve