Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se vendet perëndimore po i kërkojnë Serbisë të pezullojë veprimet diplomatike, të cilat sipas tij me sukses po arrijnë të ndikojnë në shtetet që e kanë njohur Kosovën, që të rishqyrtojë atë pozicion dhe të anulojë këto veprime, sepse kjo dëmton dialogun me Prishtinën.
“Shqiptarët u ankuan te perëndimorët për mua dhe kërkojnë nga Perëndimi për të ndaluar me këto veprime, sepse kjo po irriton shqiptarët dhe dialogun, ndërsa lobimi i tyre për njohje të reja dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare janë në rregull”, ka thënë Daçiq për Novosti.
Ndërsa duke folur për vendimin e Grenadës për të tërhequr njohjen e Kosovës, Daçiq ka thënë se kjo është një tjetër rezultat i madh i Serbisë, se “jo vetëm në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës, por edhe në atë se ky problem mund të zgjidhet vetëm me dialog dhe se kjo çështje nuk është zgjidhur”.
Ndryshe, shteti i Kosovës i ka mohuar të gjitha pretendimet e ministrit serb të Punëve të Jashtme, që ndonjë shtet ka tërhekur njohjen për Kosovën. /Konica.al/