MENU
klinika

André Gide

Në kërkim të lumturisë së pamundur

24.11.2018 - 10:07

Andre Zhid (André Gide), Romancier nobelist Andre Zhid lindi më1869 në Paris, në një familje që i përkiste shoqërisë së lartë.

I ati i vdiq kur ishte njëmbëdhjetë vjeç, dhimbja e humbjes së të cilit e shtyu të gjejë strehë tek letërsia: pikërisht në atë periudhë zë fill edhe “Ditari” i tij, redaktimin e të cilit do ta vazhdojë gjatë gjithë kohës. Frekuentoi rrethet letrare pariziane, ku u takua me Pol Valerinë dhe pati një admirim të veçantë për Stefan Malarmenë.

Pas një udhëtimi në Afrikën e Veriut (1893-1895), Zhidi publikoi veprën e tij “Ushqimet tokësore” në 1897, mandej “Imoralistin” në 1902 etj. Romanin “Falsifikatorët” e botoi në vitin 1926, personazhi i të cilit, Eduardi, është një romancier që mendon se si duhet të jetë romani modern, shqetësim i cili përkon edhe me atë të vetë autorit Zhid.

Pavarësisht çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1947, veprat e Andre Zhidit u futën në Indeksin e ndaluar nga Kisha. Që atëherë, autori i “Imoralistit”, “Bodrumet e Vatikanit” apo “Falsifikatorët” humbi një pjesë të prestigjit të vet. Ai është portreti i autorit që gjykohet shpejt, megjithatë në vetvete mbart më shumë kompleksitet se sa duket.

Andre Zhid shfaqi njëherazi dëshirën për t’u përfshirë në problemet e eopkës së tij (kundër kolonializmit, për pacifizmin dhe komunizmin), duke treguar mosbesim ndaj çdo forme angazhimi. Entuziazmi i tij për komunizmin shuhet dhimbshëm pas një udhëtimi në BRSS, gjë që e bëri atë të denonconte stalinizmin.

Edhe pse në stilin e tij është klasik, Andre Zhid kundërshton çdo konformizëm me idetë. Personaliteti i tij është kompleks, i ndjeshëm dhe puritan, i torturuar nga dyshimi dhe shqetësimi. Ai refuzon të gjitha detyrimet familjare, shoqërore dhe fetare për të jetuar më mirë momentin dhe për t’u rilindur çdo ditë.

Imazhi i Andre Zhid mbetet i vagullt. Megjithatë, për disa gjenerata autori është konisderuar si mishërimi i shpirtit çlirues. Zhid i beson veçanërisht “Ditarit” të tij: “Funksioni i bukur për të siguruar atë të të përulurit”.

Zhid, ekzistenca dhe puna e të cilit zgjati gati dy shekuj, ishte një aktor po aq sa edhe motor i literaturës së kohës së vet. Si i tillë, mbetet padyshim një “klasik”, një autor me një hijeshi vazhdimisht të rinovuar, misteri i të cilit transmetohet me një stil të përsosur. Klasicizmi i Andre Zhidit është paksa si Perëndia e Paskalit, një çështje ku qendra do të ishte kudo dhe perimetri askund. Studimet e Zhidit njohin rëndësinë, por nuk e trajtojnë ballazi dhe rrallëherë nga një kënvështrim anësor. Dialogu në veprën e Andre Zhidit është i pafund, pasi bashkohet me hulumtimin për veten, përpunimin e punës dhe shqetësimin për ndikim. I brendshëm dhe i jashtëm, debati vendoset nga ndërhyrjet që formojnë strukturën.

Qëndrimi i përjetshëm i Zhidit në individin e vetëdijshëm dhe të sinqertë, si gur themeli i moralit kolektiv dhe individual, u plotësua nga pikëpamjet tolerante dhe këndvështrimet specifike në çështjet letrare, shoqërore dhe politike gjatë gjithë karrierës së tij. Pjesën më të madhe të jetës u kondiserua si një figurë e diskutueshme, si revolucionar për mbështetjen haptazi të pretendimeve të lirisë së veprimit të individit në kundërshtim me moralin konvencional. Para se të vdiste, u njoh gjerësisht si një humanist dhe moralist i rëndësishëm në traditën e madhe franceze të shekullit të 17-të. Integriteti dhe fisnikëria e mendimit, por edhe pastërtia dhe harmonia e stilit që karakterizojnë tregimet, vargjet dhe veprat e tij autobiografike, i siguruan vendin midis mjeshtrave të letërsisë franceze. Vdiq në vitin 1951.

Shkroi një sërë vperash të përkthyera në gjithë gjuhët e botës, si: “Ditari Intim”, “Izabela”, “Ushqimet tokësore”, “Rrëfimi i një vajze”, “Simfonia pastorale” etj.

Disa thënie nga autori:

“Mëkat është çdo gjë që errëson shpirtin”.

“I urtë është ai që mrekullohet me çdo gjë”.

“Më mirë të të urrejnë për atë që je, sesa të të duan për atë që nuk je”.

“Të bukura janë vetëm ato gjëra të frymëzuara nga çmenduria dhe të shkruara me logjikë”.

“Asgjë nuk është aq qesharake, sa shprehja e një njeriu që pranon një kompliment”.

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!