MENU
klinika

Çfarë është cistiti?

Nëse keni probleme gjatë urinimit atëherë…

09.11.2018 - 13:02

Inflamacioni i fshikëzës zakonisht shkaktohet nga një infeksion, por cistiti gjithashtu mund të sjellë nga irritim.

Cistiti është një inflamacion i fshikëzës urinare që shkaktohet shpesh nga një infeksion bakterial dhe zakonisht shoqërohet me urinim të shpeshtë e të dhimbshëm.

Kur bakteret janë shkaku i cistitit, quhet gjithashtu një infeksion i fshikëzës ose cistiti bakterial akut.
Kur nuk është një infeksion, mund të quhet si cistit intersticial (gjendje inflamatore e gjithë organit).

Cistiti gjithashtu mund të shkaktohet nga:

• Efekt anësor ndaj ndonjë medikamenti të fortë;

• Terapia e rrezatimit;

• Irritime të tilla nga shpërlarësit e higjienës femërore ose nga një kateter;

• Komplikime nga një sëmundje tjetër.

Simptomat e cistitit variojnë nga një person në tjetrin, por mund të përfshijnë:

• Urinim i shpeshtë;

• Ndjesi djegie gjatë urinimit;

• Gjaku në urinë;

• Urinë e fortë;

• Dhimbje barku;

• Ethe etj.

Fëmijët shpesh përjetojnë të njëjtat simptoma si të rriturit. Ndryshimet mendore ose konfuzioni nganjëherë janë shenjat e vetme të infeksionit të traktit urinar te të moshuarit.

Trajtimi i cistitit

Mjeku juaj mund të rekomandojë antibiotikë për të trajtuar infeksionin bakterial të fshikëzës urinare.
Lloji i baktereve që shkaktojnë infeksionin do të përcaktojë se cilin antibiotik duhet të përshkruhet nga mjeku juaj.

Gjithashtu mjeku mund të përshkruaj barin specifik për dhimbjet e shkaktuara.
Nëse është rasti juaj i parë i cistitit, simptomat tuaja do të përmirësohen shumë shpejt pas marrjes së një antibiotiku për vetëm disa ditë.

Nëse keni pasur infeksion të traktit urinar më parë, mjeku juaj mund të rekomandojë antibiotikë për një periudhë më të gjatë kohore.

Nëse ju vuani shpesh nga cistiti ose infeksioni i traktit urinar, mjeku juaj mund të sugjerojë që të beni një vizitë tek mjeku specialist, i cili fokusohet në çrregullimet e traktit urinar.

Nëse merrni një infeksion të traktit urinar gjatë qëndrimit në spital, mjeku juaj mund të rekomandojë lloje të ndryshme të antibiotikëve ose një trajtim tjetër kur bakteret në spitale zakonisht rezistojnë ndaj antibiotikëve të zakonshëm.

Gratë në postmenopauzë që shpesh marrin cistit mund të trajtohen një krem estrogjen vaginal nëse mjeku i tyre mendon se është një trajtim i sigurt dhe i përshtatshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?

Ja 4 frutat e thata që ulin kolesterolin

Sekreti për një zemër të mirë qëndron në dietë!

Rekomandimet për përdorimin e pajisjeve digjitale

Sa orë duhet të qëndrojmë në telefon?