MENU
klinika

Kampioni kundër “bishës”

Nesër, spektakli i radhës në UFC

02.11.2018 - 13:52

Ende pa u shuar jejoha e sfidës mes Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov, nesër një tjetër sfidë spektakolare pritet të zhvillohet në New York. Sfida kryesore e UFC-230 është ajo mes kampionit të botës në peshën e rëndë Daniel Cormier dhe sfidantit Derrick “The Beast” Lewis.

Dy sportistët kanë zhvilluar sot në stadiumin “Madison Square Garden” takimin e parë ballë për ballë mes dy sportistëve (face to face), ku i pranishëm ka qenë edhe presidenti i UFC-së, Dana White.

Asnjë shkëndijë apo tension mes dy sportistëve, që kanë parë njëri-tjetrin në sy, duke shkëmbyer disa batuta në fund, por asnjë kërcënim, duke ia lënë gjithçka kafazit.

Kjo është hera e parë që Cormier do të mbrojë titullin kampion të peshës së rëndë fituar verën e këtij viti. Fituesi i kësaj sfide pritet të duelojë ndaj legjendës Brock Lesnar në pranverën e 2019-s

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Duel mes Khabib dhe Mayweather?

“Në xhungël ka vend vetëm për 1 mbret”