Jo vetëm politika ka uruar ditën e sotme 106-vjetorin e Pavarësisë, por edhe VIP-at e kanë bërë një gjë të tillë, e këtë e kanë bërë në rrjetet sociale, të cilët sot janë “veshur” kuqezi.
Mjafton të hapësh “Facebook” apo “Instagram” dhe gjithçka është kthyer në kuqezi!
Kapiteni legjendar i Kombëtares, Lorik Cana, e uroi në një mënyrë speciale Pavarësinë, duke postuar një foto nga një skuadër fëmijësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku prezent ishte dhe ai, të gjithë duke bërë me duar simbolin e shqiponjës. “Gëzuar Ditën e Flamurit, nga Shqipet e Amerikës (Chicago)”, shkruan bashkëngjitur fotos Lorik Cana.
Bleona Qerreti postoi një foto të sajën me një veshje speciale, me shqiponjën dykrenare.
Më thjesht e bëri urimin e tij edhe aktori Blerim Destani. Ai postoi flamurin kuqezi dhe një urim: “Gëzuar 28 Nëntorin!”.
Aurela Gaçe ka postuar foton e flamurit dhe bashkëngjitur saj edhe himinin.
Një foto speciale në këtë ditë ishte zgjedhur edhe nga reperi Ghetto Geasy: