MENU
klinika

Dënimi i ish-kryeministrit

Nis procedura për marrjen e mandatit të Gruevskit

07.11.2018 - 16:46

Në Kuvendin e Maqedonisë ka nisur procedura për marrjen e mandatit deputetit, Nikolla Gruevskit. Komisioni për Çështje të Mandateve dhe Imunitetit me shumicë votash ka miratuar vendimin për t’i propozuar Kuvendit marrjen e mandatit ish-kryeministrit Gruevski, i dënuar me dy vjet burgim për shpërdorim të detyrës gjatë procedurës për blerjen e një makine luksoze në vlerë prej 600 mijë euro.

Vendimin për dënimin e Gruevskit e ka fuqizuar edhe Gjykata e Apelit, ndërsa Gruevski në burg duhet të paraqitet më 8 nëntor, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë shtyrje prej disa ditëve, bazuar në procedurat që kanë të bëjnë me kërkesën për shtyrjen e vuajtjes së dënimit.

Kërkesën për marrjen e mandatit nga VMRO-DPMNE-ja e kanë vlerësuar si të motivuar politikisht, ndërsa kanë drejtuar kritika të shumta, për siç thonë, politizimin e gjyqësorit. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Terreni në Hungari

Arratiset Gruevski?

Kur 300,000 votues janë baraz me 9 deputetë

Arrestimi i Gruevskit, si kripa në sallatën maqedonase