MENU
klinika

Tenis Femra

Numri 1 në botë nuk ka nevojë për trajner

23.11.2018 - 20:15

Tenisi është sport individual, por gjithsesi, ka nevojë për trajner. Kryesuesja e renditjes botërore për femra, tenistja rumune Simona Halep, e ka mbyllur këtë vit pa shumë shkëlqim dhe me disa dyshime.

Jo vetëm për shkak të problemeve fizike, një dëmtimi në shpinë, por edhe për faktin se ajo do ta nisë vitin 2019 pa një trajner. Halep nuk fiton që prej turneut të Sinsinati, por gabimet e rivaleve kanë bërë që ajo të ruajë kyesimin, që vihet në rrezik nga 1 janari, kur nis sezoni i ri.

Halep ka bërë me dije se në muajt e parë të 2019-ës do të luajë pa patur mbështetjen e një trajneri, një zgjedhje e rrezikshme dhe e guximshme, duke u përpjekur që të gjeje një vetvlerësim më të madh për veten.

simona halep
simona halep

Kam reflektuar shumë dhe kam vendosur që ta nis përgatitjen për sezonin e ri pa një trajner, e vetme. Dua fillimisht të luaj në disa turne në këtë mënyrë për të parë se si do të shkojnë gjërat”, – u shpreh Halep për mediat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit