MENU
klinika

Pas dështimit në INTERPOL

Opozita në Kosovë këmbëngul për zgjedhje të parakohshme

20.11.2018 - 16:11

LDK është e bindur se vendi duhet të shkojë në zgjedhje sa më parë, pasi sipas kësaj partie është e dëmshme të qeveriset nga një pakicë me interesa klienteliste.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në mbledhjen e sotme ka bërë të ditur se për këtë arsye do të fillojë organizimin dhe mobilizimin e anëtarësisë dhe qytetarëve për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme.

LDK sheh interes të veçantë që të përmirësohet qeverisja edhe në nivel lokal, prandaj do të angazhohet që pushteti lokal, sikurse edhe ai qendror të punojë në të mirë të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës i ka bërë publike qëndrimet e saj për dialogun me Serbinë, të cilat do të diskutohen në takimin e ardhshëm të Këshillit të Përgjithshëm, si organ më i lartë i LDK-së, ndërmjet dy kuvendeve”, thuhet në njoftimin për media. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Basha takon kryeparlamentarin Veseli

‘Nuk duhet t’i cënoni kufijtë’

Përmbledhja ditore e rajonit

‘Thaçi nuk e ka përkrahjen e popullit’