MENU
klinika

PAN nuk shkon në Kuvend

Opozita në Kosovë kritikon koalicionin qeverisës

13.11.2018 - 11:17

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme për shqyrtimin e pakos së ligjeve për sundim të ligjit dhe agjendës integruese evropiane.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në profilin e tij në Facebook, ka thënë se partia e tij po merr pjesë në seancë për shkak të qëndrimit konstruktiv, mirëpo koalicioni PAN nuk shkojnë në Kuvend.

Sot, me kërkese te Kryeministrit, është kërkuar seance e jashtëzakonshme e Kuvendit te Kosovës. Ne përputhje me qëndrimin konstruktiv te LDK-se për te mbështetur agjendën e integrimit evropian te Kosovës dhe marrëveshjet ndërkombëtarë qe kërkojnë 2/3 e votave, ne sot po marrim pjese ne seance për te votuar këto ligje. Por, as Kryeministri dhe as grupet parlamentare të koalicionit PAN nuk vijnë në Kuvend”, ka shkruar Hoti. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN