Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i është përgjigjur deklaratës së homologut serb, Ivica Daçiç i cili ka thënë se INTERPOL-i do të mbushet me fletarreste për liderët kosovarë.
Pacolli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se mund të ndodhë që Serbia të vazhdoj të keqpërdor edhe institucionet ndërkombëtare, ashtu siç ka vepruar deri tani ndërsa tha se nuk është çudi, duke e ditur se kush është Daçiqi.
Postimi i plotë
E lexova një deklaratë të Dacicit, se gjoja Interpoli do të mbushet me flet-arreste për udhëheqësit e Kosovës.
Po, mund të ndodhë që Serbia të vazhdoj të keqpërdor edhe institucione ndërkombëtare, ashtu siç ka vepruar deri tani. Nuk është çudi, duke e ditur se kush është Daçiçi.
Njerëzit e Kosovës vetëm janë mbrojtur nga gjenocidi dhe nuk turpërohemi asnjëherë për veprimet tona.
Të turpëruar para civilizimit botëror janë ata që kanë kryer gjenocid.
E mira është që askush nuk do të këtë mundësi më të kryej gjenocid mbi popullin e Kosovës.
Asnjë qytetar i Kosovës nuk është i dënuar për vrasje. Asnjë qytetar i Kosovës nuk është i dënuar për masakra. Asnjë qytetar i Kosovës nuk ka bërë krime lufte, ngase lufta jonë ka qenë për mbijetesë.
Ndërsa, bashkë-ideologët e Daçiçit, nuk arrin t’i numërojë kriminelët e luftës që kryen krimet e tmerrshme në Kosovë e rajon! /Konica.al/