MENU
klinika

Reagim ndaj Daçiçit

MPJ: Asnjë vend nuk ka tërhequr njohjet për Kosovën

07.11.2018 - 15:18

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ka reaguar ndaj deklarimeve të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se Unioni i Komoreve, “është vendi i radhës që ka tërhequr njohjen për Kosovën”.

Në reagim thuhet se Kosova është duke përcjellë me kujdes fushatën agresive dhe jo demokratike të Serbisë në funksion të propagandës dhe përhapjes së lajmeve të rreme në rajon dhe më gjerë.

Në kuadër të kësaj fushate, me qëllim të bërjes së saj sa më të besueshme dhe me efikase, e njëjta, viteve të fundit nuk ka ngurruar të përfshihet edhe në marrëdhënie që cenojnë ligjin ndërkombëtar, sikurse është dhurimi i armëve regjimeve të cilat supozohet se do të mund t’i shfrytëzonin ato për projektim të dhunës në shtypje të pakënaqësive qytetare. Po ashtu, Serbia po keqpërdorë edhe reputacionin e vendeve të cilat e kanë njohur Kosovën, duke përdorë logjiken e regjimit të Millosheviqit, me të cilën propaganda dhe mashtrimi synohej ta zëvendësonin realitetin. Në këtë frymë, edhe sot Serbia në bashkëpunim me mediat e instrumentalizuara përhapi lajmin e rremë, se gjoja Unioni i Komoreve paska tërhequr njohjen për Kosovën”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

Në këtë drejtim, Ministria e Punëve të Jashtme siguron publikun se posedon informacion dhe korrespondencë nga burime të shumëfishta kredibile, nga akterë globalë, informacion i cili ri-konfirmon atë që është pohuar gjithnjë, që vendet në të cilat thirret Serbia, e mohojnë të kenë marrë apo të konsiderojnë të marrin vendim për tërheqje të njohjes. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lëvizja e lirë për kosovarët

Veseli: Mosliberalizimi i vizave është racizëm