MENU
klinika

Debati në takim

Pacolli replikon me ministrin e jashtëm boshnjak për taksën

30.11.2018 - 14:36

Ministri i Jashtëm i Bosnjës dhe Hercegovinës e ka akuzuar Kosovën për siç ka thënë “veprime skandaloze” për taksën 100%, të vendosur ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Një akuzë të tillë, ministri i jashtëm Igor Crnadak e ka bërë gjatë takimit të ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor, i cili është duke u mbajtur në Budva të Malit të Zi.

Ndërkohë Pacolli i është kundërpërgjigjur duke kritikuar qëndrimin e Bosnjës, si dhe duke e akuzuar Bosnjë dhe Hercegovinën se po shërben si vegël e Beogradit.

Ministri i Punëve të Jashtme Pacolli, u shpreh se Bosnjë dhe Hercegovina ka shkelur në vazhdimësi marrëveshjet si dhe frymën e bashkëpunimit rajonal.

Taksa ka qenë veprim i domosdoshëm politik si kundërpërgjigje ndaj dëmeve që këto dy vende i shkaktojnë Kosovës duke mos respektuar marrëveshjen e CEFTA-s”, ka thënë Pacolli.

Igor, ju nuk i pranoni tabelat e Kosovës, nuk i pranoni vulat e Kosovës, ju nuk i lejoni mallrat e Kosovës. Kjo është reciprocitet”.

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, po ndodhet në Budva të Malit të Zi pasi po merr pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor WB6.

Integrimi evropian i rajonit tonë dhe shtyrja përpara e procesit të Berlinit është tema kryesore e këtij takimi”, bëri të ditur Pacolli në Facebook.

Në këtë takim rajonal kanë marrë pjesë ministrat e jashtëm të vendeve të rajonit dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN