MENU
klinika

Qetësohuni prindër!

Pajisjet teknologjike dhe ekrani nuk ndikojnë në gjumin e fëmijëve

07.11.2018 - 18:29

Hulumtimet e mëparshme për qëndrimin e fëmijëve para ekranit bien poshtë me studimin e ri të Universitetit të Oksfordit. Fëmijët që kalojnë kohë para dritës së pajisjeve tekonologjike nuk kanë probleme me gjumin.

Kujtojmë se më parë thuhej se fëmijët që kalojnë shumë kohë para ekranit, nuk arrijnë të bëjnë gjumë të mirë gjatë natës. Studimi arriti në përfundimin se marrëdhënia midis gjumit dhe përdorimit të ekranit në fëmijët ishte “jashtëzakonisht modeste”.

Gjithçka u bazua tek të dhënat nga një studim amerikan i vitit 2016 mbi shëndetin e fëmijëve, në të cilin prindërit nga mbarë vendi plotësuan anketime rreth familjeve të tyre. Pyetjet ishin për fëmijët e moshave 6 muaj-17 vjeç dhe bazohej tek qëndrimi i tyre para pajisjeve elektronike dhe televizorit.

Statistikat treguan se adoleshentët që ishin të fiksuar pas teknologjisë flinin më gjatë se pjesa tjetër që nuk qëndronin gjatë para ekranit. Kështu, shqetësimet e prindërve duhet të marrin fund pasi gjumi i fëmijëve të tyre nuk ndikohet nga pajisjet teknologjike apo ekrani.